Serbia nxjerr në shitje pronat kosovare

 

Janë rreth 11 mijë metra katrorë, gjegjësisht 22 objekte, lokale të ish- ‘Jugo –Bankës’ në Kosovë, të cilat janë nxjerrë në ankand për shitje në gazetat serbe. Në një listë, të cilën e posedon redaksia e gazetës “Kosova Sot”, janë të radhitura 22 objekte të cilat janë publikuar në gazetat ditore të Beogradit, duke përfshirë këtu edhe objektet në Prishtinë.
Sipas qeverisë serbe, objekti në të cilin është vendosur OSBE-ja është vlerësuar me çmim fillestar prej 2 milionë e 970 mijë euro. Ndërsa çmimi fillestar më i lirë që është paraparë me këtë listë është një dyqan i ish-‘Jugo Bankës’, i cili ka 12 metra katrorë dhe ndodhet në Podujevë. Ky objekt  është vlerësuar me 4 mijë e 950 euro.

5 milionë çmimi fillestar
E gjithë shuma fillestare për të gjitha objektet që është nxjerrë në gazetat serbe është mbi 5 milionë euro. Sipas kësaj liste, personi i cili është i interesuar të marrë pjesë në ankand paraprakisht duhet të depozitojë 3 mijë euro si garanci, pastaj proceduarat kalojnë përmes çmimit fillestar.
 “Objektet e përmendura më lart nuk janë të përfshira në kadastrën e patundshmërive.
Patundshmëritë shiten në gjendje të parë, ligjore dhe faktike me dokumentacion të disponuar, pa të drejta për reklamacionin për kompensim nga blerësi. Të drejtën e pjesëmarrjes në ankand e kanë të gjithë personat juridikë dhe fizikë, thuhet në publikimet që qeveria serbe ka nxjerrë në ankand objektet e Kosovës. Konsiderohet se pjesëmarrësi në tender ka bërë shikimin e pronës, e cila shitet dhe ofertën e vet e bazon në vlerësimin personal të gjendjes së pronës.
Personat e interesuar janë të obliguar që të paguajnë depozitën për objekt në shumën e cekur në shpallje në kundërvlerën në dinarë sipas kursit mesatar të NBS-së në ditën e pagesës në xhirollogarinë bankare numër 908-36501-85 e hapur në NBS, qëllimi i pagesës: depozitë, thirrja në numrin: 03710 – numri rendor i objektit, apo deponimi i devizave në sportelin kryesor të bankës.
Afati për kthimin e depozitës është më së largu 15 ditë nga përfundimi i shitjes me tender të patundshmërive, thuhet në këto publikime.

AKP: Serbia s’mund
t’i shesë pronat
e kosovarëve
AKP-ja a është në dijeni që në gazetat serbe i kanë publikuar pronat e ish-‘Jugo Bankës’ në Kosovë për shitjen e tyre përmes ankandit publik.
A ka të drejtë Serbia t’i menaxhojë pronat kosovare, madje edhe t’i shesë?
AKP-ja kategorikisht hedh poshtë mundësinë që Serbia mund t’i shesë pronat e Kosovës.
“AKP-ja është e njoftuar për këtë çështje dhe e ka njoftuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku ka kërkuar që të mos i njohin kontratat eventuale të dala nga kjo mënyrë e shitjes. Në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në nenin 5.1 thuhet qartë se kush është autoriteti që administron me ndërmarrjet në pronësi shoqërore”, tha Ylli Kaloshi zëdhënës i APK-së.

1 milion i shkuan huq
“O.I. është njëri nga blerësit përmes ankandit, i cili ka blerë një pjesë të ish-‘Jugo-Bankës’, aty ku ka qenë më herët “Banka Kreditore” dhe ajo pronë është shitur 1 milion euro. Mirëpo tani ai ka problem për arsye se vendimin e gjykatës së Serbisë nuk e njohin gjykatat e Republikës së Kosovës.  P. MUSA

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com