Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Luan Bexheti intervistë eksluzive për kosovalbaner.com

 

Aktori i mirënjohur Luan Bexheti  i cili  jeton dhe vepron në SHBA këto ditë ishte për pushime në Norvegji ,shfrytëzuam nga rasti dhe bëmë një intervistë me te .

Një biografi e shkurt e Luanit:

Aktori, Luan Bexheti ka lindur në Tetovë, Maqedoni në vitin 1972. Në vitin 1976 në moshën 4 ai emigroi në Osllo, Norvegji, ku babai i tij punonte si mësues. Pasi ka mbaruar shkollën në vitin 1995, Luan vendosi të shkojë në Amerikë për të studiuar në “Lee Strasberg Theatre Institute”Nju Jork dhe për të ndjekur nje karriere në aktrim dhe prodhimin e filmave. Deri tani ai ka punuar në shumë filma të pavarur, dhe 29 reklama. Ai ka punuar edhe me Michael Moore në një shfaqje të quajtur “Michael Moore Live”. Kishte rol kryesor nëMaree”, një film që u vra në Venecia, Itali derisa filmi ka pasur shfaqje në 96 festivalet e filmit të ndryshëm rreth botës deri më tani. Luani mbledhur dhënë ‘përmend të veçantë’ për të vepruar e tij në Festivalin e Filmit në Berlin (Berlinale 2004). Ai është gjithashtu një prodhues në projektin e tij të fundit të titulluar “Cadillac Man” i drejtuar nga Michael Regan. ‘Cadillac’ është një film dokumentar në lidhje me një veteran të pastrehë që ka një marrëveshje me një shtëpi të madhe botuese librash nga Amerika. Luani ka marr pjesë në shumë spote reklama  te ndryshme,video spote te grupeve muzikore të njohura   si psh. me rok grupin suedez ” HELLACOPTERS”.Luani ka shumë intervista ne mediumet e ndryshme u mundueam të nxjerrim nga ai diqka qka do të ishte risi për vizitorët e websajtit tonë.

Me origjinë jeni nga qyteti i Tetovës keni jetuar në Norvegji ndërsa një kohë të gjatë jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na fol diçka më shumë rreth kësaj shpërngulje?
Unë kam lindur në fshatin Odër afër qytetit të Tetovës dhe në moshën 4 vjeçare kam erdh me familjen në Oslo, Norvegji. Pastaj në vitin 1995 kam shkuar në New York ku edhe i kam kryer studimet për aktor në institutin më të famshëm “The Lee Strasberg Theatre Institute”.

Sa kohë keni që jetoni Shtetet e Bashkuara?
Unë kam 15 vite që jetoj në New York dhe në Los Angeles.

Fillimet e para sigurisht që janë të vështira. Kush ju ka ndihmuar më shumë në këtë profesion?
Nuk kam pasur shumë vështirësi sepse kam pasur ndihmë nga daja im (Jonuz Emini) dhe familja në përgjithësi.

  

                    Daja Jonuz Emini(i njohur për kontributin e madh në kohërat më të vështira për popullin shqiptar,ishte baza dhe pista e liderve kosovar kur kishin nevojë për ndihmë në Skandinavi ) ,Ibrahim Rugova dhe Luani Bexheti

 

Kam shpenzuar më tepër se 100.000 dollarë vetëm për shkollimin këtu në NYC dhe nëse nuk do të më ndihmonin familja atëherë do të kasha pasur shumë vështirësi. Përndryshe unë kam një shoqëri të madhe këtu në Amerikë dhe kam punuar në shumë projekte gjithë kohën.

Keni aktruar në filma të ndryshëm, cili projekt u ka lënë më shumë mbresa?
Filmi “MAREE” të cilin e kam xhiruar në Venezia të Italisë më ka pëlqyer më së shumti por edhe një projekt teatral në Hollywood që kam realizuar me Timo Fllokon është një bashkëpunim që e çmoj lartë.

Cilët nga yjet e filmit keni pasur mundësi të takoni?
Al Pacino, Robert DeNiro, Sylvester Stallone, Mel Gibson, Sharon Stone,Bruce Willis, James Bellushi, Eliza Dushkun dhe shumë tjerë.
Mund të them se i kam takuar shumicën e aktorve, por tash nuk më intereson aq shumë për yjet sepse dua edhe unë të bëhem një yll si ata.
Sigurisht që keni shkembyer edhe biseda mes vete. U ka penguar atyre fakti që jeni shqiptar?
Jo, në Amerikë nuk ka racizem kundër shqiptarëve, vetëm në Europë mund ti pengojë dikujt se jam shqipëtar!

Në sa projekte filmike përafërsisht keni aktruar?
Kam luajtu diku afër 50 filma me metrazh të shkurtë,30 drama dhe 11 reklama  në television  në Amerikë

Me cilët regjisorë të huaj keni kënaqësin të punoni?
Kam punuar me regjisorin Michael Moore dhe kjo është kënaqësia më e madhe për mua deri tani.

Por me shqiptar, më kënd keni pasur bashkpunime më së shumti?

Elza Zagreda është nje aktore Shqiptare e lindur ne Amerikë me prejardhje nga Ulqini dhe se bashku kemi luajtur ne disa projekte si ne serialin “CHANGE OF HEART” e cila ka më teper se 5 million shikues ne TV Warner Brothers ne Amerike.
Pastaj kemi luajtur ne komedine Luigi Pirandello’s CHE-CHE ku kemi mbledh fonde per jetimet e Kosovës pas luftës.
Ne kohën e fundit unë kam marr pjesë me zërin tim ku kam luajtur Lek Dugagjini “KANUNI”
Ne komedine “BUKË E DJATH” dhe “DIVORCE ALBANIAN STYLE” te dya komedi te shkruara dhe prezentuara nga Elza Zagreda,por kam bashkpunim edhe me aktor shqiptar tjer ndër ta edhe djalin e Bekim Fehmiut ,Uliksin.

Lirim E Jacobi , Elza Zagreda  , Blerim Destani ,  Stan Dragoti , Luan Bexheti
 
 
 
Facabookun a e perdorni?
 
Po si te gjithë tjerët edhe unë e përdori për komunikim informativ për aktivitetet e mia, i kam dikun mbi 2500 miq dhe egziston grupi i adhuruesve te mi në facebook.
 
 
Me kë jeton Luani?
Unë jetoj vetëm në Nju Jork, por jam ende duke kërkuar dashurinë e një goce shqiptare.
 
Gjindemi në pragun e 2 vjetorit të pamvarësisë së Kosovës a kini diqka konkerete?
Po do të jem në New York për 2 vjetorin e pamvarësisë së Kosovës në një manifestim ku do të jen nder te tjer edhe Tony Tovolani
Në fund ne bëmë edhe një video me Luanin ku deshtëm të dëgjojmë për planet e tij në të ardhmën

 

Gjatë marrjes së intervistës gjindeshim në një lokal në pjesën më të mirë të Osllos ,më habiti modestia e Luanit ngase interrvistën u desht ta nderpresim disa here nga dëshira e bashkatshetarëve për të marr ndoj fotografi kujtimi me artistin tonë.Modestia dhe afërsia ndaj bashkatdhetarëve tanë të cilët ishin nga te gjitha trevat shqiptare më habiti ,ishte diqka e jashtzakonshme.

Artistin tonë të respektuar  e falenderojmë për intervistën dhe i urojmë suksese në realizimine planeve të tij.

 

 

 Disa  fotografi te huazuara nga facebooku i Luanit

sh.r/kosovalbaner.com/

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com