Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » SHUQURI SEJDIJAJ-gazetar »
Shuquri Sejdijaj zëri i të cilit ndëgjohet që nga viti 1993 në Suedi
Në fillim Z.Shuquri a ka mundësi një prezentim të shkurtër?
Jam lindë në fshatin Runik të Kosovës më 1955. Ky fshat shtrihet në mes të rrugës magjistrale Mitrovicë – Pejë, dhe mjerisht fshati im njihet më shumë për kampin famkeq “Lloçi i Runikut” të ngritur nga pushtuesit serb më 1912 e ku qindra shqiptarë ishin torturuar edhe në kohën e Aksionit të Armve që u bë pikrisht në vitin tim të lindjes.
Pas tetëvjeçares mësimet i vazhdova në gjimnazin “Silvira Tomasini” në Mitrovicë. Ndërkaq pas gjimnazit, studimet universitare i mbarova në Prishtinë , në degën filozofi-sociologji, të dominuar plotësisht nga ideologjia marksiste. Përgatitja dhe diploma universitare garantonin formalisht ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit, gjë që në Kosovë s´arrita ta ushtroj asnjë sekondë. Por në jetë ndodhin të papritura, dhe për mua ishte krejt e paprtishme puna si gazetar n ë radio. Fillova të punoj te Radio Prishtina , në fillim te emisioni “Për punëtorët tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme” me redaktorin Behxhet Baraliu. Pastaj kalova tek redaksia e lajmeve ku punova si redaktor i “Ditari i mëngjesit” dhe i emisionit javor ” Për mërgimtarët”. Siç dihet më 5 korrik 1990 punonjësit shqiptarë të Radios dhe Televizionit të Prishtinës nxirren me dhunë nga puna dhe me këtë veç tjerash Kosovën zë ta mbulojë terri informativ… Në shkurt të 1991 vie në Suedi bashk me familje dhe prej atëherë fillimisht në Göteborg dhe prej 1993 vendosem në Stokholm ku gjendem edhe sot. Dhe këtu vazhdoj të punoj si gazetar dhe redaktor i programeve shqip tek Radio Suedia, si mediumi më i fuqishëm në Suedi. Për dy vite kam punuar edhe si gazetar-përkthyes në gazetën javore “Lajmëtari” që përveç në shqip dhe në suedishte të lehtë botohej edhe në shumë gjuhë të tjera gjatë viteve 1990.
Përvecse një gazetar me renome, jeni edhe poet dhe perkthyes i njohur, që jetoni dhe veproni vite me radhë në emigracion. Do t´ ishte me interes të mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e gazetarit ne jetën bashkëkohore?
Si e kalon Shuquri Sejdijaj një ditë pune në metropolen suedeze ,në Stokholm , në Radio Suedia Interanational , në redaksinë shqipe “Jehona”?
Shokëve u them me mahi se bëj jetën e urit. Për çdo ditë pune, në mëngjes dal nga shtëpia dhe futem nën tokë ( lexo:metro) dhe pas 40 minutash dal sipër toke. Kjo dmth, se nga shtëpia deri në punë bëj 40 minuta rrugë me metro një drejtim dhe po kaq në mbrëmje. Kjo i bie që në javë duke inkluduar edhe vonesat e mundsh me humbi kot 10 orë. Por jo – nuk i humbi kot, se në – - kohën e udhëtimit në metro e lexoj gazetën e ditës dhe ndonjë libër. Nuk më ka zënë asnjëherë që këtë rrugë ta kaloj pa gazetë ose pa ndonjë libër. Kështu bëjnë pjesa dërmuese e njerëzve që udhëtojnë me metro në Stokholm. Pastaj në redaksi, punën e filloj me kafen e mëngjesit dhe kontrollimin e lajmeve më të reja. Kontrolloj postën elektronike dhe lajmet më të reja të departamentit të lajmeve të SR International, ku bën pjesë edhe reaksia shqipe. Pastaj është e obligueshme pjesëmarrja në mbledhjet e përditshme të redaksisë së zgjeruar dhe pastaj kalohet në identifikimin e temave aktuale. Një pjesë e kohës kalon në përkthimin dhe përshtatjen e disa temave nga suedishtja në shqip, por edhe të disa temave shqip në suedisht. Pjesa tjetër kalon në redkatimin e materialeve dhe kështu vazhdon gjithë procesi prodhues që zhvillohet në çdo radio. Një pjesë e ditës kalon duke telefonuar ose duke u përgjegjur në telefonatat e dëgjuesve tanë por edhe të partnerëve interesant që duan të dëgjohen me redaksinë për çështje nga më të ndryshmet.
Ju keni punuar si gazetar edhe në Kosovë, çfarë është dallimi mes asaj qe keni perjetuar ne Kosove dhe sot këtu në Suedi?
Për mua gazetaria është mjeshtri, një mënyrë për të punuar dhe për të përcjellë mesazh ose dituri. Më tutje do të thoja se gazetaria për mua vazhdon të jetë normë, rregull, traditë, marrëdhënje dhe art i zotrimit të disa teknikave në terren por edhe në kompjuter. Përmes kësaj forme më duket sikur i jap formë një realiteti të caktuar. Në këtë linjë dallimet nuk janë aq të forta . Por koha kur unë punova si gazetar në Kosovë ishte kohë e një shoqërie të dirigjuar idelogjikisht dhe kjo paraqet atë vijën e trashë dalluese nga gazetaria që bëj në Suedi. Lexuesi është mirë ta dijë që Suedia e ka aplikuar ligjin për liri të shprehjes dhe të mendimit tash 300 vite! Ndaj ky ligj në Suedi konsiderohet si i shenjtë për botën e këtushme. Por si është me ne shqiptarët? Ka shumë për të dëshiruar . Me një rast në Prishtinë, duke folur para një auditoriumi studentësh që përgatiteshin për gazetarë, mu drejtua përafërsiht kështu një pyetje: çfar gazetarie duhet të bëjnë gazetarët në Kosovë? Amerikane, Franceze, Gjermane… apo sipas përvojave suedeze? As sipas të parës, as sipas të dytës… e as sipas kësaj të fundit. Reçetë ekzakte nuk mund të jap as sot dhe, kush mund të jem unë ai që të jap reçeta të këtilla. Por unë thash me at rast , dhe kështu mendoj edhe sot, që gazetarët në Kosovë duhet të zhvillojnë gazetari autoktone të prirë nga parimet e gazetarisë për objektivitet, saktësi, relevansë, balans dhe parime tjera që të mos mbaj leksione tani sepse kjo kërkon edhe kohë dhe hapsirë shumë më të madhe. Programi shqip në Radio Suedia ka kaluar në dy faza: ajo e para luftës dhe mbas luftës në Kosovë. Fazën e pare e kam zakon ta shpjegoj me dy kuptime: me kuptimin e afërsisë dhe të distancës. Afërsia si kuptim sociokulturor nënkupton një proces kur individi ose grupi ka një angazhim të fuqishëm, lidhshmëri të forta ndjesore ndaj një ngjarje, një procesi, qëllimi ose të një vendi. Nocioni i afërsisë si i këtillë lidhet shumë me jetën në ekzil. Jeta në ekzil nënkupton një distancë të dhembshme nga ajo ndaj sëcilës njeriu dëshiron të jetë afër, si psh afër familjes, farefistit etj, ose ndaj të cilës njeriu duhet të jetë afër sepse ndjen një përgjegjësi morale për tu angazhuar në fatin e kombit dhe të kulturës përkatëse. Nga bisedat e shumta me ardhacakët shqiptarë në Suedi, para vitit 1999 e sidomos gjatë këtij viti ishte e pamundur që Suedia të konsiderohej prej tyre si shtëpi e tyre dytë. Kjo ishte pasojë e ngjarjeve dramatike dhe e traumave që shkaktonte situata në Kosovë: në situatën e këtillë ardhacakët shqiptarë jetonin në Suedi por mentalisht ishin në Kosovë. Hapsira faktike e fizike për ta ishte ta zëmë Stokholmi por kjo hapsirë hmbte nga vlera sepse mentalisht ata ndodheshin në Prishtinë. Kështu ishte edhe me mua dhe me redaksinë shqipe . Ne po i drejtoheshim një publiku gjeografikisht shumë larg nga vendlindja e tyre dhe permes informacioneve në gjuhë amtare po përpiqeshim ta reduktojmë këtë distancë. Afërsia mentale ndaj Kosovës shprehej nëpërmjet asaj që në çdo sekondë dëgjuesit tanë donin përgjigje në pyetje: Çka po ndodhë? E kundërta e afërsisë është distanca. Dhe në distancë unë rendis mediat në suedisht ose në gjuhë të tjera që për atë kohë shqiptarët i ndiqnin me vëmendje. Është e kuptueshme që as media por as opinioni suedez nuk mund të ndjente afërsi aq intensive ndaj ngjarjeve që zhvilloheshin në Kosovë. Për ta kjo ishte më tepër një observim nga distanca sepse kuptohet që atyre ju ka munguar natyrshëm ajo lidhja direkte me ngjarjet aktuale si në aspektin social, kulturor, politik e ideologjik. Ndaj në situatë të këtillë ishte detyrë e medias që njerëzit ti angazhonte për një afërsi… Ja permes këtij shembulli desha pak a shumë të sjell edhe një dallim fundamental të punës sime si gazetar dikur në Kosovë dhe tani në Suedi. Një poet, një publicist-gazetar kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën gazetareske të personit.
A është Shuqeriu kurioz nga natyra?
Kurioz po, por jo për çdo gjë. Me tepër përshkruhem si një natyrë e heshtur.
Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar, por ajo që spikat më së shumti tek ju në shtypin shqiptar, është aktiviteti juaj i gjerë në media. Si e ndieni veten si gazetar në mergim?
Një poete gjermane e quante ekzilin si diçka të “vyshkur” dhe ” mugulluese”. Për fat, nga perspektiva ime, gazetaria si lule nuk është vyshkur, mugulluese ka qenë përherë… Por,dihet , guri peshon vetëm në vend të vet. Më kanë munguar kolegët e mi gazetarë, më ka dëshpruar fati i tyre, një pjesë janë rregulluar pas mabrimit të luftës dhe kështu, jeta prap përshkohet me “vyshkje” dhe “mugullime”. Por këtu duhet të bëjë një vrejtje në pyetejn tënde sepse për mua ende nuk mund të thuhet se jam poet i talentuar. Poezi kam shkruar e botuar herë pas here, por ende nuk mund ta quaj veten poet e aq më pak poet i talentuar.
Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?
Organizimi i shqiptarëve në Suedi ka çaluar dhe vazhdon të çalojë. Si individ jemi të mrekullueshëm, por si komunitet shqiptarët ende duken pak në Suedi. Mbetet shumë për të dëshiruar dhe për tu angazhuar.
Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin, Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqipëtare?
Gjërat po ecin mbarë. Njerëzit janë më të gëzuar. Shqiptarët më të bashkuar se kurr. Kush e kish menduar se Shqipëria do të zënte vënd në Nato? Kjo është një arritur kolosale për gjithë shqiptarët. Në radhë është UE. Krejt këto gjëra nuk po realizohen sipas dëshirës dhe kërkesës së shqiptarëve por edhe ne u mësuam dhe po mësohemi për kërkesat dhe përgjegjësitë tona.
Sot ju jeni një gazetar, poet dhe publicist i njohur. Nëse letërsia, ose fusha e medias nuk do të ishte profesioni juaj, – - ne çfarë profesioni do e gjente veten Shuquri Sejdiu?
Unë jam kuadër i përgatitur për arsim dhe mendoj që puna e mësuesit do të më shkonte për dore. Fatkeqësisht në Kosovë s´kam arritur ta ushtroj këtë ëndërr të kahershme, kurse në Suedi e provova duke punuar me shtatë nxënës shqiptarë në një komunë të Stokholmit për një vit. S´më hiqen kurr prej mendje dy motra me mbiemrin Vishi. Aq shumë kishin qejf, me aq gëzim vinin në orët e shqipes! Kur i mora në ditën e parë dinin të thonin shqip vetëm mirëdita dhe faleminderit… kur mbaruam vitin e parë komunikonin lehtë në shqip…!
Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirë?
Me familjen time shumë të dashur, gruan dhe tre fëmijët. Tek miqtë e mi që i dua dhe i respektoj shumë. Uikendet herë pas herë në ndonjë muze, ose duke vizituar pjesë të Stokholmit të cilin ende nuk po e njohim tërisht megjithëse banojmë këtu qe nga 1993.
Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?
Shëndeti dhe sukseset e fëmijve në radhë të parë më bëjnë të ndjehem i lumtur, e kundërta më dëshpëron jasht mase. -
Pot të kishit mundësinë të zgj idhni, ku do kishit jetuar ?
Atje ku ndjehem i lirë dëshrioj edhe të jetoj. Pjesa tjetër plotësohet nga proceset e globalizmit të cilat botën e shndërruan në një fshat edhe më të vogël se Runikun tim.
Një pyetje pak më të veqant deshta në fund të intevistës.
A keni pasur rastin të njiheni me Z.ULLMAR QVICK dhe në qoftëse po tregona si?-
por janë të shumtë shqiptarët edhe sot duke dashur të dëgjohen ose ta përshëndesin Ullmarin. Kur rastis tani që dikush kërkon të dëgjohet
me të, këshilla ime për ta është e këtij lloji, lëreni rehat tani por mos e harroni! Ai punoi aq shumë për çështjen shqiptare, nganjëherë edhe
jasht mundësive të tij fizike. Për mua ishte një mik i vërtetë, i dashur dhe i afërt. Sa herë që flisnim interesohej edhe për anëtarët e tjerë të
familjes sime, e sidomos për Rinën, vajza ime më vogël, që është pothuajse vërsnike e vajzës së Ullmarit, më të vogles.
shqiptarve për të drejta njerëzore në të gjitha pjesët ku shqiptarve u mohoheshin; ai ngriste të drejtën e shqiptarve të Kosovës për
vetvendosje, ashtu siç ngriste edhe obligimet dhe përgjegjësitë e shqiptarve që të luftojnë kundër të këqiave që e shoqëronin aty-këtu
zhvillimin e përgjithshëm shqiptar. Ullmari bëri shumë edhe për kulturën shqiptare dhe afrimin e saj me kulturën suedeze. Për këto çështje ai
shkroi në gazeta të ndryshme, përktheu pjesë të ndryshme të kulturës shqiptare dhe të asaj suedeze në shqip. Ai këshilloi dhe kërkoi prej
shqiptarve në Suedi që këtë punë ta çojnë përpara. Duke njohur njëri tjetrin do të duhemi më shumë, pa u njojtur mirë bashkëpunimi nuk merr
ngrohtësinë miqësore që e dëshirojmë, më kujtohet të thoshte Ullmari. I përulem për punën që ka bërë dhe me një rast, kur ai festonte 60
vjetorin e lindjes unë i impresionuar nga puna e tij shkrova një poezi.Qe poezia që shkrova me atë rast.
Të na jetosh sa malet
Me atë zemër djaloshare
Që pleqërisë s´ia di fare.
Ç´është ura e Ëresundit
Karshi urës së Ulmarit?
Këtu s´ka debate politike, as referendume,
Këtu ka dashuri, bile pak më shumë.
Nga bota e radios tek bota shqiptare
Shtrin shtatin e vet ura e Ulmarit.
U lodhe Ulmar?
Ai s´ia di fare
Ka hapur dritaren e Shqiptarisë.
Të faleminderit Ulmar!
Po pse, sikur më thot,
Tack för allt, e përsëris,
Por Ai vazhdon dhe s´ndalet!
URIME MIK I DASHUR
Jo asgjë përvq asaj qe i kisha përshëndet të gjithë vizitorët e web faqes suaj www.kosovalbaner.com
Ne vizitor të nderuar dëshirojmë qe në fund te ju japim mundësinë qe te lidheni me programet e
“Radio Jehonës” dhe te ndegjoni zerinë e z.Shuquri Sejdijajt duke klikuar në linqet
programi i të hëneve dhe programin e të marteve radio kjo qe ndegjohet në FM frekuencat në tërë Suedin.
Intervista është kompeltuar nga një intervistë e mëhershme nga Sokol Demaku e botuar tek “Tribuna Shqiptare”.
sh.r /kosovalbaner.com /





